Deputeti i forcës së djathtë italiane, Alesandro Batilokio, vlerësoi në Këshillin Kombëtar të Rithemelimit zhvillimin e Tiranës gjatë vitëve të fundit. Duke folur para Berishës dhe të ftuarve të Rithemelimit, ai deklaroi se Tirana është një qytet i mrekullueshëm dhe tepër i sigurt duke nxjerrë blof opozitën dhe akuzat e Foltores ndaj qytetit.
Ky vlerësim për Tiranën, të drejtuar nga kryebashkiaku Veliaj, gjeti të papërgatitur jo vetëm ata që kishin ftuar deputetin e Forza Italia, por edhe përkthyesen e cila u detyrua ta shmangë gjatë përkthimit.