Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar sërish në lidhje me operacionin “Tempulli”.

Ai shprehet se lufta kundër shpërndarëseve të lëndëve narkotik përmes këtij operacioni po jep rezultate çdo ditë, ndërsa bën me dije se deri më tani janë arrestuar/ proceduar 482 persona.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Lufta kundër shpërndarësve të lëndëve narkotike përmes Operacionit Kombëtar “Tempulli” po jep çdo ditë rezultate, me 482 persona të arrestuar/proceduar deri më tani.

Përgëzoj Policinë e Shtetit në Dibër dhe Mat për goditjet e djeshme dhe nxis gjithë strukturën e Policisë të vazhdojmë intensifikimin e forcës sonë goditëse ndaj çdo forme kriminaliteti.

Ripërsëris ftesën time për qytetarët, stafet pedagogjike dhe vetë nxënësit që të mbështetin punën e Policisë në kuadër të #PaketaeSigurisënëshkolla duke raportuar çdo paligjshmëri.