“Klasikja” e futbollit shqiptar, ajo mes Tiranës dhe Vllaznisë është mbyllur me fitoren e shkodranëve.
Në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, Vllaznia triumfoi me rezultatin 0-1. Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi Bekim Balaj me anë të një penalltie në minutën e 37’.
Me këtë fitore Vllaznia shkon në vendin e katërt me 23 pikë, ndërsa me po aq pikë Tirana mbetet në vendin e 3-të të tabelës së rënditjes.