TIRANË– Dita e sotme shënon 13 vite nga protesta e 21 janarit të vitit 20211, ku 4 demonstrues u vranë me armë zjarri në bulevardin “Dëshmorët e Kombit.
Si çdo vit, familjarë, por edhe qytetarë të thjeshtë janë mbldhur të bëjnë homazhe në bulevard. Edhe pse kanë kaluar 13 vite nga ajo ditë familjarët thonë se ende nuk po shohin drejtësi për të afërmit e tyre.
Protesta e 21 janarit të 2011, e zhvilluar para Kryeministrisë nga Partia Socialiste, e cila asokohe ishte opozitë, degradoi në vrasjen e 4 demonstruesve dhe plagosjen e disa të tjerëve. Për këto vrasje u dënua gardisti Agim Llupo me 3 vite burg nën akuzën “vrasje nga pakujdesia”, si dhe me një vit burg kreu i Gardës, asokohe Ndrea Prendi.