Një vajzë 4-vjeçare është personi më i vogël në moshë që ka arritur në kampin e bazës së malit Everest.
Bashkë me babin dhe vëllain 7 vjeç, Zara arriti të kryente udhëtimin sfidues prej 273 kilometrash për në kampin e bazës në lartësinë mbi 5000 metra.
Babai i saj, David Šifra, u sigurua që të kontrollonte vazhdimisht fëmijët për furnizimin e gjakut me oksigjen gjatë ngjitjes graduale.
Në fotot e publikuara, shihet Zara që ecën krah të vëllait dhe pamjet mahnitëse të Himalajeve.
“Nuk kishte asnjë problem gjatë marshimit, aklimatizimi arriti mbi mesataren dhe Zara, falë gjendjes së mirë fizike ia doli të tejkalonte edhe marshues të tjerë. Si është e mundur që një vajzë 4-vjeçare ta përballojë fizikisht dhe mendërisht diçka si kjo?”, tha babai i saj.
Ai theksoi se fëmijëria e Zara në Malajzi e ka ndihmuar të përgatitet për të realizuar ngjitjen sfiduese dhe të thyejë rekordin botëror. Rekordi i mëparshëm për personin më të ri që kishte arritur në bazën e malit Everest mbahej nga Prisha Lokesh Nikajoo që ishte vetëm 5 vjeçe kur ia doli të ngjitej, në vitin 2023.
Pavarësisht moshës, ngjitja për në Everest apo edhe në bazën e tij është shumë e lodhshme për trupin, mund të shkaktojë sëmundje të rënda nga lartësitë e deri edhe vdekje. Simptomat shfaqen 6-24 orë pas ngjitjes në thuajse 3000 metra lartësi mbi nivelin e detit.