Moderatori nga Kosova, Meriton Mjekiqi ka nisur një histori dashurie me gazetaren 11 vite më të madhe Ilnisa Agolli brenda shtëpisë së BBV, edhe pse kanë vetëm dy javë që njihen.

Çifti i parë i Big Brother Vip janë prindër të dy fëmijëve nga marrëdhëniet e mëparshme. Meritoni është baba i një djali, ndërsa Ilnisa ka një vajzë. Por ndarja e Meritonit nga partnerja e tij, Egesta, nuk ka jenë e paqtë pasi dyshja janë përplasur edhe publikisht, ku kanë hedhur edhe akuza ndaj njëri-tjetrit.
Egesta shprehej disa vite më parë se Meritoni ishte vetëm “babai biologjik” i Loarit, pasi nuk e kishte takuar asnjëherë, madje nuk i kishte bërë as një dhuratë për ditëlindje.

Mjekiqi u pyet nga moderatori në lidhje me bisedën që ish-partnerja e tij kishte realizuar me rivalin e tij të hip hop-it, Varrosin, gjë për të cilën ai u shpreh se nuk i interesonte më.

“Nuk më intereson mua të kontaktoj me ish partneren, unë i kam mbyllur muhabetet, e tha edhe vetë ajo. Ajo është ish-partnere, e respektoj si mamin e djalit tim, gjakut tim. Tentoj dhe gjithmonë kam tentuar të kem raporte të mira!”, u shpreh moderatori.
Ai ndër të tjera deklaroi se kontaktonte me djalin e tyre, por reagimet nga ish-partnerja ishin të forta, ndërsa tha se përpiqej në maksimum që të mos bënte gabime, që në të ardhmen djali i tyre mund ta kryqëzonte si baba.

Në postimet në vazhdim, Egesta ka theksuar se djali i tyre nuk merr as pensionin ushqimor nga babai dhe asnjë mbështetje financiare, duke i bërë thirrje të mos ia përmendë më emrin nëpër intervista.