Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi sot se përsëritja e zgjedhjeve për bashkinë e Beogradit është e mundshme dhe pritet të merret një vendim në ditët në vijim.

Nga ana tjetër koalicioni opozitar ‘Serbia kundër dhunës” kërkon anulimin e rezultateve të zgjedhjeve të 17 dhjetorit në të tre nivelet (parlamentar, provincial dhe komunal) pasi akuzon Vuçiçin dhe Partinë Progresive (SNS) në pushtet për mashtrim zgjedhor.

Kujtojmë se që nga shpallja e rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme në Serbi, opozita ka kundërshtuar përmes protestave dhe grevave fitoren e partisë së Vuçiç.

Po ashtu faktori ndërkombëtar ka theksuar se ka hasur parregullsi në procesin zgjedhor në Serbi.