Alba mori një dhuratë të papritur nga Çunat e Londrës.
Një zarf me 1000 paund erdhi për të. Ndonëse nuk kishte emër, dërguesi identifikohet si “Çunat e Londrës”.
“Alba, ylli i Për’puthen, Çunat e Anglisë të duan fort. Respekte dhe nderime për gocën që je. Për çdo gjë na ke ne, ata aty të mendohen 10 herë para se me fol me ty, të mbështesim o kinge e bukur. Na ke nderu që na ke përmend. Me respekt, Çunat e Londrës”, shkruhet në zarf.
Por, pranimi i kësaj dhurate nga Alba, nervozoi konkurrentët e tjerë. Vedati hodhi dyshime mbi vizitën e konkurrentes në Angli, ndërsa Endi (Buçi) e cilësoi gjest të turpshëm dhe të papranueshëm.
Vedati: Për çfarë shkove në Londër
Alba: Po ofendoni ata njerëz, pa i njohur. Mund të jetë forma e tyre, por kjo nuk lidhet patjetër me materializëm dhe nuk do të thotë patjetër që ata po tentojnë të blejnë diçka nga unë. Se si unë e pres dhuratën dhe çfarë vendimi marr, ajo më pas tregon karakterin tim.
Vedati: Nuk ofendoj Çunat e Londrës, sepse kam shokët atje, ata japin 30-50 euro për një vajzë, mijë euro japin vetëm për Albën
Alba: Je duke i ofenduar
Endi: Shumë tmerr si gjest. Fakti që ti po bën fasadë në këto lloj niveli, është për t’u bërë merak. Ne të gjithë këtu po hamë m*utin që po na servir ti.
Alba: Po përdor shumë fjalë banale
Endi: Të gjitha ju që doni të tallni by*ën me ne, hiqeni sikur kush… e nga ana tjetër, pranoni zarfe me lekë… e di sa turp është? Se e sheh motra ime nesër këtë! Ju goca që shihni këto gjëra, mos pranoni asgjë!