Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani, në vijim të turit të tij rajonal, po zhvillon sot një vozitë në Kosovë, ku do të takohet me liderët politikë ne vend.
Në një konferencë të përbashkët me homologen Donika Gërvballa, ai u shpreh se qëllimi i turit rajonal, është ndarja e ideve mbi punën që duhet të bëhet për të mirën e rajonit.
Ministri i Jashtëm vlerësoi liberalizimin e vizave për Kosovën, si një hap tejet pozitiv për Kosovën dhe rajonin. Hasani foli në veçanti edhe për sulmin ndaj policisë në veri të Kosovës.
“Rajoni sot më i kërcënuar sesa në çdo moment tjetër gjatë dekadës së fundit. Dënojmë ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit. Ky sulm është një kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit tonë. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të dalin para drejtësisë së shpejti. Duhet bashkëpunim për të ardhmen e rajonit, Shqipëria e Kosova janë në zemër të kësaj përpjekje. Rritja e përfaqësimit të përbashkët mbetet i një rëndësie kombëtare”, tha ai.
Kryediplomati u shpreh se anëtarësimi i Kosovës në NATO është një nga prioritetet e kryesisë shqiptare të Kartës SHBA-Adriatike, ndërsa ka shtuar se integrimi rajonal në BE është mënyra e vetme për të garantuar paqen e stabilitetin e Ballkanin Perëndimor.