Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e FIA-s (Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit), Mohammed Ben Sulayem. Rama ka njoftuar se takimi me Ben Sulayem u përqëndrua te tek projekti i Automoto Parkut të Elbasanit. Sipas Ramës, ky projekt do t’i japë Shqipërisë një tjetër motor të ri të ekonomisë dhe turizmit, përfshirë edhe Formulën 1 e gara të tjera ndërkombëtare të motorizmit
“Kryeministria – Me Presidentin e FIA-s, Mohammed Ben Sulayem, ku u përqendruam tek projekti i madh i Automoto Parkut të Elbasanit, që do t’i japë Shqipërisë një tjetër motor të ri të ekonomisë dhe turizmit, përfshirë edhe Formulën 1 e gara të tjera ndërkombëtare të motorizmit”, shkruan Rama në Facebook.