Si çdo fillim viti, Banka e Shqipërisë ka publikuar kalendarin e ndërhyrjeve në tregun e brendshëm valutor.
Për këtë vit janë parashikuar në total 20 ankande, përmes të cilëve Banka e Shqipërisë synon të blejë 250-330 milionë euro deri në fund të 2024.
Ankandet do të nisin nga mesi i shkurtit dhe do të vijojnë deri më 20 dhjetor. Shuma e blerjes në çdo ankand do të variojë nga 5 deri në 10 milionë euro.
Blerjet e valutës nga Banka e Shqipërisë kryet në funksion të menaxhimit të rezervës valutore.
Për vitin 2023, kalendari fillestar i ankandeve parashikonte blerje që mund të varionin nga dyshemeje prej 160 milionë eurove deri në vlerën maksimale prej 220 milionë eurosh. Por, si përgjigje ndaj zhvlerësimit të fortë të euros gjatë sezonit veror, që shënoi një bum turistik për Shqipërinë, bëri që Banka e Shqipërisë ta rrisë shumën e blerë në intervalin midis 220 dhe 300 milionë eurove.