Edicioni i tretë i ‘Big Brother Vip’ ka nisur me debate e dinamika të cilat kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut. Disa prej personazheve VIP janë komentuar pozitivisht dhe kanë marrë mbështetje në rrjete sociale, ndërsa disa të tjerë jo.

Eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi ka folur këtë mëngjes në studion e emisionit “Wake Up”, për shifrat që mund të përfitojnë personazhet e këtij edicioni, në bazë të lojës që do të bëjnë.

Kallanxhi u shpreh se është duke punuar për të nxjerrë emrat e disa personazheve, të cilët do të kenë përfitime të mëdha në rrjetet sociale. Por ai shtoi se deri më tani ata duken shumë korrekt dhe ende nuk kanë prodhuar një kontent në mediat sociale.

Eksperti i IT-së e krahason me vitin e kaluar, ku vjet në këtë kohë ishte zbuluar dhe fituesi i “Big Brother VIP”, ndërsa këtë viti sipas Kallaxhit, banorët duken politikisht korrektë.

Gjithsesi gazetari Elvis Myrtaj, i duket ekspertit të IT-së një personazh që ka goxha popullaritet dhe ka aprovim në rrjetet sociale.

Pjesë nga intervista:

Shikon ndonjë nga banoret brenda “Big Brother” që ka mundësi fitimi?

Po përgatitemi të bëjmë diçka dhe të nxjerrim ca, por që ka disa personazhe interesantë që mund të…

Që mund të shpërthejnë në rrjetet sociale…

Elvis Myrtaj, gazetari, është njeri popullor, domethënë, ka aprovim në rrjetet sociale, prodhon aprovim në rrjetet sociale. Ky “Big Brother” më duket politikisht korrekt, pra njerëzit janë politikisht korrektë dhe kjo ndoshta nuk është shumë pozitive për të prodhuar kontent më mediat sociale. Sot një vit më parë thoshim që kishim fituesin e “Big Brother”, por këtë vit është shumë e vështirë për ta kuptuar. Gara këtë vit është shumë më e fortë. Po e studioj, do nxjerrim disa shifra.