Sali Berisha në arrest shtëpie po sfidon hapur drejtësinë duke shkelur në mënyrë të përsëritur vendimin e GJJKO e cila ia ka ndaluar të komunikojë me persona që të tjerë përveç atyre me të cilët bashkëjeton në apartamentin e tij në rrugën Mustafa Matohiti.

Pas kontrollit të oficerëve të policisë gjyqësore nëse është në banesë, Berisha injoron vendimin tjetër që është dhënë ndaj tij për herë të tretë duke u bërë gati për të mbajtur fjalimin e radhës nga dritarja e shtëpisë. Sikur të mos mjaftonte komunikimi me militantët e fundit që i kanë mbetur, sot pasdite në banesë e ish-kryeministrit kanë hyrë disa teknikë fonie. Siç duket në video ata kanë bërë gati foninë që Berisha gjatë tubimit tashmë të përditshëm të mos ketë probleme me zërin.