1 orë e 30 minuta zgjati marrja në pyetje për Sali Berishën në zyrat SPAK, për aferën “Partizani”. Në dalje ai i sulmoi ashpër prokurorët duke i quajtur grup të strukturuar kriminal, madje tha se u ka drejtuar disa pyetje. Avokati Idajet Beqiri në “Repolitix” në Report Tv tha se këto deklarata të Berishës janë gënjeshtra, ndërsa shtoi se ish kryeministri nuk ka folur para prokurorëve. Sipas avokatit fakti që Berisha nuk u është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve ka bërë që të dalë kaq shpejt nga prokuroria.

Idajet Beqiri: Seanca ka qenë shumë e shkurtër. I kam të vazhdueshme shkuarjet në spak. 22 çështje për 2023. E di se çfarë marrëdhënie krijohet atje, se cfarë janë ato zyra dhe cfarë të imponojnë ato zyra atje. Ne si avokatë që futemi sepse kemi klientin atje na dridhet zemra.

Sekretarja dha se Berisha në 1 orë e ca, Berisha shkoi tre herë banjo. Ai e ktheu në komedi atë mitingun që bëri me të 40 e tij. Se është vetë ai banda dhe të 40 që i vijnë pas. Politika duhet të ketë pak realizëm brenda dhe i shton dozat.

Për qytetarët kur vete në spak i kanë drejtuar me kohë pyetjet. Sa i kanë bërë pyetjen e parë ky ka dashur ti thotë diçka tjetër. Nëse ai e ka zgjatur përsëri ata kanë thënë na intereson kjo. Ai i do pyetjet brenda asaj që të pyet. Jo vetëm që nuk shkruajnë gjë por të thonë stop. Berisha do ketë ikur para kohe nga spak. Spak i ka thënë do të japësh përgjigje se për këtë pot ë pyes.

Nëse je jashtë teme spak nuk të lejon të flasë. Berisha gënjeshtar,. Të vret natën e të qan ditën. Ka njeri më të paskrupullt për të. Atje ai ka qenë më i urti i botës s’ka folur fare. Ka tentuar, nuk e ka lënë dhe avokati, ai ka thënë do japim sqarime në gjyq. Do thirret edhe njëherë për ti thënë po mbyllim hetimet. Spak do e thërrasë dhe njëherë do i komunikojë akuzën dhe do i thotë përfundojnë hetimet. Do bëjnë kërkesë për gjykim, Do ia thonë merre kërkesën për gjykim dhe do e çojnë çështjen në gjyq.