Big Brother Vip 3 ka nisur prej disa ditësh, audienca mezi e kishte pritur dhe për shkak të asaj që u përcoll vitin e kaluar. Le të themi që ky Big bën diferencën sepse marrin pjesë shumë emra të njohur nga media, arti, gazetaria, muzika, baleti dhe më së shumti aktrimi. Personazhet e profesioneve më të shumta janë gazetarë e moderatorë ku përfshihet Ilnisa, Ledjona, Roza, Erjola, Meritoni, Elvisi,

Aktorë, Jul Deda, Olsin Bylyku, Egla, Romeo.

E personazhe të tjera si Graciano, Albi Nako, Meri Shehu, Sara Gjordeni, Gaz Ujkashi etj.

Por sigurisht nuk mungon as ndikimini i personazhit që vitin e kaluar bëri bujë, pra Luiz Ejllit.
Disa prej tyre ndoshta me ose pa padashje mund të jenë ndikuar nga ai.

Ja disa nga veprimet e banorëve që ngjasojnë me ato të Luizit.

Kryqi që mban në qafë Albi Nako

Në fakt që në hyrje, Ledion Liço i tha se me këtë kryq ngjasonte me dikë, të gjithë e mbajmë mend që Luizi e mbante atë vitin e kaluar. Por mund të jetë dhe rastësi dhe vetëm çështje besimi e balerinit të njohur Albi Nako.

Roza Lati para banorëve

Gjatë një debati të fortë me Meri Shehun, Roza Lati pasi pa videon e dhënë në “Prime”, u ngrit dhe qëndroi para banorëve. Ky gjest u bë nga Luizi, kur dhe pse i padëshiruar nga banorët kaloi nominimin në javën e tij më të vështirë.

Armiku i të gjithëve jam unë

Një fjali dhe një praktikim që Luizi e bënte gjatë gjithë kohës. Banorët mendojnë se kur i kanë kundër të gjithë, mund të jetë oguri i fitores.

Të flasësh për nominime

Deri më tani po flitet pak, por banorët nuk i shmangen dot të folurit hapur se kë duan të nxjerrin nga shtëpia.

Shpulla që Luizi mori nga Kejvina

Banorët po tentojnë të nxjerrin kundërshtarët nga vetja, kjo siç duket do ta shoqërojë deri në fund këtë sezon.
Para disa ditësh Roza dhe Meri u përballën më një sfidë.

Krijimi i çifteve

Duke qënë se ka shumë beqar, nuk përjashtohet mundësia e krijimit të çifteve. Deri më tani afër duket Meritoni me Ilnisën, Bardhi me Sarën, Romeo me Heidin, por për Heidin duket dhe një pëlqim ende i pakonfirmuar nga ana e Fatjonit.
Ndërkohë që dhe Rikja ka krijuar shpesh polemika, por ajo ka thënë se i sheh si raporte shoqërore.

Çfarë duket e pamundur nga sezoni i kaluar?

Sigurisht ka e disa detaje si zgjimi shumë herët çdo ditë, apo parashikimi i zarfeve, gjë që Luizi kishte intuitën ta bënte shpesh. Mbi të gjitha duhet të shohim dhe se si do të jetë audienca këtë vit, do ti kalojë apo jo rekordet e fenomenit “Luiz”.