Ka përfunduar mbledhja e qeverisë. Në një komunikim për mediat ministri i Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete, theksoi se sektori i turizmit ka marrë një zhvillim të jashtëzakonshëm. Ministri Mete nënvizon se duhet të ketë një vëmendje të shtuar sa i përket qasjes fiskale.
“Turizmi na një zhvillim të jashtëzakonshëm dhe kjo kërkon edhe një vëmendje nga ana e qasjes fiskale që ky sektor të japë kontributin e vet edhe në ekonomi dhe buxhetin e shtetit. Në ligjin që propozohet sot nga qeveria në parlament është parashikuar një dispozitë, ku këshilli i Ministrave do të ketë një qasje ndërvepruese me sektorin, me një strategji referuese për kapacitetet e shfrytëzimit. Ministria e Financave në vijim do të publikojë edhe disa sqarime lidhur me përgjegjësitë e qiradhënësve, që të jenë më transparente dhe të ketë një qasje më përbashkuese. Me ligjin e sotëm ajo që ndryshon, është vendosja e një dispozite, pasi për operatorët turistikë do të përcaktohet metodologji të shfrytëzimit të kapaciteteve sipas sektorëve që më pas do të jetë metodologji referuese edhe për taksimin e operatorëve që të ketë deklarim sa më të drejtë”, tha Mete.