TIRANË- Ditën e sotme është paraqitur në SPAK, për t’u marrë në pyetje gazetari Fatos Mahmutaj, në kuadër të hetimeve rreth aferës CEZ-DIA

Mahmutaj po pyetet në lidhje me një intervistë që i ka marrë bashkëshortes së Kastriot Ismailajt në Vjenë në shkurt të vitit 2017. Kujtojmë se Kastriot Ismailaj i cili është edhe ish-administratori i DIA është dënuar lidhur me këtë aferë.

Ismailaj u dënua pasi u pagua nga kompania CEZ 6.5 mln dollarë, për një shërbim të cilin s’e ka kryer. Ai akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda dhe pastrim parash.