Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe vlera termike në rënie të ndjeshme për shkak të depërtimit të masave ajrore polare që kanë përfshirë jo vetëm vendin tonë por pjesën më të madhe të Europës. Si shkak i këtij depërtimi problematik do të bëhen ngricat e forta në akset rrugore.

Përjashtim bën dita e Hënë ku moti pritet të jetë me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e hera – herës mesatar në dy ekstremet veri- jug. Në zonën e Alpeve, verilindje mbi 1000 metër dhe malësitë e jugut në lartësitë mbi 800 metër priten reshje bore me intensitet të ulët lokalisht mesatare. Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje shpejtësi 1-8m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era heras-herës bëhet relativisht intensive me shpejtësi 10-15m/sek. Valëzimi në dete pritet 1-3 ballë, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Ditën e Martë moti pritet të jetë i kthjellët dhe me alternime vranësirash. Ngrica do të ketë përgjatë akseve rrugore në relievet malore. Mjegulla do të jetë prezentë në orët e mëngjesit në zonat luginore. Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje shpejtesi mesatare 1-8m/s, përgjatë vijës bregdetare sidomos në bregun verior dhe lugina era heras-herës bëhet relativisht intensive me shpejtësi deri në 9-17m/sek. Valëzimi në detet pritet 1-3 ballë

Ditët e Mërkurë, e Enjte, e Premte, moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira të pakta deri mesatar. Ngrica të forta do të ketë përgjatë akseve rrugore në relievet malore. Mjegull pritet në orët e mëngjesit në zonat luginore. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi 1-7m/sek. Valëzimi në dete parashikohet 1-3 ballë.