Luzi humbi 1-2 me Lushnjën për javën e 18-të në Kategorinë e Parë të futbollit. Pas ndeshjes, punëtori i fushës së stadiumit në Luz ka goditur arbitrin kryesor të ndeshjes. Policia e Kavajës njofton se personi me iniciale A.L. është arrestuar në flagrancë.

“Goditi arbitrin kryesor pas ndeshjes “Luzi-2008-Lushnja”, vihet në pranga 44-vjeçari, punëtor i fushës së futbollit ku u zhvillua ndeshja.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 44 vjeç (punëtor i fushës), për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv”.