Tre shqiptarë janë dhunuar në Mal të Zi nga një numër i madh personash duke pësuar dmëtime të shumta në trup. Ata janë Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi
Në lidhje me ngjarjen, Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka kontaktuar me ministra të qeverisë së Malit te Zi dhe ka kërkuar informacion lidhur me këtë ngjarje të ndodhur Herceg Novi.
Burime për mediat bëjnë me dije se aktualisht policia malazeze po merr deklarimet dhe po kryen ndalimin e personave të dyshuar, për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë.