Ditën e sotme ka nisur trasmetimin edhe “Big Brother Fan Club”, ku në pjesën e parë e ftuar ishte edhe Gerta Gixhari, motra e aktores Olta Gixhari.

Ajo ka komentuar për situatat e ndodhura deri më tani në “BBV”, në këtë rast për Meritonin, i cili është parë shumë i afërt me të gjitha vajzat.

Ajo e ka komentuar situatën e Meritonit me vajzat duke thënë që ai do të krijojë lidhje vetëm për strategji.

Gerta: Unë e njoh Meritonin sepse kemi punuar bashkë dhe ai është tip shumë i afrueshëm me të gjithë. Ledioni mendoj që mund të krijojë një lidhje brenda në shtëpi për hir të lojës.