Interi sfidon të hënën Napolin në finalen e parë të Superkupës së Italisë në formatin “Final Four”.

Të dyja skuadrat siguruan kalimin në finale pas fitoreve identike nga 3-0 ndaj Lazios dhe Fiorentinës.

Kjo do të jetë finalja e 12-të për Interin, skuadër që ka fituar shtatë herë këtë kompeticion.

Zikaltrit kanë fituar dy edicionet e fundit. Nëse triumfojnë edhe të hënën, atëherë do të barazonin Milanin me tri suksese radhazi (92-94).

Simone Inzaghi kërkon të shkruajë historinë. Deri tani numëron 4 Superkupa, po aq sa Capello dhe Lippi. Fitorja kundër Napolit do ishte triumfi i pestë për të: një rekord!