Që në ditët e para të qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP3 kanë nisur debatet mes aktorit Julian Deda dhe moderatores Roza Lati.
Gjatë mbrëmjes së djeshme ata sërish kanë vazhduar të ngacmohen me njëri-tjetrin, ku nuk kanë munguar as batutat.
Roza Lati i është drejtuar Jul Dedës duke i thënë se do të “kafshoj në fyt”. Kjo është marrë me humor nga ana e aktorit, i cili ka vazhduar ta ngacmojë duke i thënë se “produksionit i pëlqen ideja që ajo të lidhet me Romeo Veshajn”.
Pjesë nga diskutimi
Roza Lati: Siç të thashë edhe herën e kaluar, do të të kafshoj në fyt
Jul Deda: Në fyt…?!
(banorët shpërthejnë në të qeshura)
Roza Lati: Unë mu në fyt të kafshoj
Jul Deda: Kaq fyt kam
Roza Lati: Ta kishte parë që të kërkova kosin unë ty o Romeo Veshaj…
Jul Deda: Ajo është një romancë, do dalë në klip
Romeo Veshaj: Nuk bëhet fjalë
Roza Lati: Ai po hante kosin tim të preferuar si ta kishe ti dhe do të thoja Juli do më japësh cik kos.
Jul Deda: Unë parandjej që edhe produksionit i pëlqen ideja që edhe ju të dy të lidheni…se ti Rike po e pengon këtë lidhje.