Gjatë një bisede me Meri Shehun dhe Fation Kuqarin, Alfio Rrotani rrëfeu më shumë për ndarjen nga ish-partnerja, Fatma Methasani.
Alfio u shpreh se ndarjen e ka vuajtur shumë, por nuk mund të kishte një rikthim mes tyre. I pyetyr nga Meri, ai refuzoi të tregojë arsyen e ndarjes.
“Pavarësisht gjërave që kanë ndodhur, unë kam kaluar vitet më të bukura të jetës sime. Kemi qenë gjashtë vite bashkë. E kam vuajtur si kafshë këto dy vite pas ndarjes”, tha banori i “Big Brother VIP 3”.