KOSOVË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua pak ditë më parë ku u dhunua brutalisht në Podujëvë një 18-vjeçar i cili me pas humbi jetën për shkak të plagëvë. 18-vjeçari, Lulzim Fejzullahut ndërroi jetë të shtunën pak ditë pasi përplas me makinë dhe më pas u dhunua me shkop nga dy të rinj të tjerë.

Në lidhje me ngjarjen kanë reaguar të afërmit e të riut të cilët u shprehen se 18-vjeçari pas një sherri me disa persona, është përplasur nga një makinë dhe më pas është goditur me shkopinj bejsbolli, duke i shkaktuar lëndime të rënda.
“Unë jam xhaxhai tij. Lulzimi si 18-vjeçar ka qenë punëtor, ka qenë jetim. Pa dy prindërit. E e kanë ndjek me makinë, e kanë shkel, e kanë shtypë e kanë rrëzuar. Kur e kanë rrezuar Lulzimin, e kanë goditur me shkop bejsbolli derisa sot në ora 3 pasdite ndërroi edhe jetë”, tha xhaxhai i Lulzimit.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe motra e Fejzullahut e cila shprehu dhimbjen për vdekjen e të vëllait.

“Ju kalltë zemra si neve qysh po na kallet, Allah dënoj, kurrë dritë me sy mos pafshin”, ka thënë ajo.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mesditën e 14 janarit për motive ende të panjohura në rrugën “Drenica” në Podujevë. Në dosjen e Prokurorisë thuhet se pas një përleshje fizike, dy të dyshuar (të mitur) e kanë goditur me një shkop viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Si pasojë e këtyre lëndimeve të marra, viktima ishte dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa po në të njëjtën ditë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të miturit janë ndaluar për shkak të veprës penale “Vrasje në tentativë” (tashmë vrasje) dhe rasti ka filluar të trajtohet në Prokurorinë Themelore në Prishtinë. Dy të dyshuarit që ndodhen prapa hekurave për këtë rast janë E.Kadriu (16-vjeçar) dhe A.Abdullahu (17-vjeçar). Gjithashtu janë publikuar pamje nga momenti i dhunimit ku duket qartë që sy të rinjtë e kanë rrahur viktimën barbarisht.