Sali Berisha është paraqitur më në fund në ambientet e SPAK, paraditen e kësaj të marte. Kjo, për t’u pyetur për një nga aferat e shumta korruptive të familjes së tij. Por, në hyrje të SPAK u shfaq triumfalist, duke thënë se ka shkuar aty të denoncojë aferat e Edi Ramës.

“Opozita do të fitojë. Jam sot këtu për të përfaqësuar shqiptarët, pluralizmin, PD. Jam sot këtu përt të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë”, tha Berisha para një grupi të vogël njerëzish, kryesisht deputetë dhe ish-zyrtarë të tij.

Tani ata edhe mund ta besojnë, se heroi i tyre do të përballet me SPAK për të denoncuar Ramën. Veçse aty e kanë thirrur të përgjigjet për aferat e veta. Dhe ky është veç fillimi. Të shohim nëse do të shfaqet edhe më pas kaq krenar.