Sali Berisha është përballur për herë të parë me drejtësinë, ku u thirr në SPAK për të dhënë llogari për aferën Partizani. Pasi u mor në pyetje nga SPAK për rreth 1 orë e 30 minuta, ai dha një deklaratë për mediat, ku u shfaq i hutuar.

I pyetur nga gazetarët për pyetjet që i bënë sot në SPAK për çështjen Partizani, Berisha tha se ishin idiote, ndërsa i kërkoi ndihmë avokatit të tij t’ia rikujtojë.

Berisha: Genc na i memorizo pak se ishin kaq pyetje idiote sa…

Ndërhyn avokati Gjokutaj: Ka rënë çdo masë sigurie. Nuk kishte asnjë pyetje që t’i referohej një prove