Një dënim i dhënë nga “Big Brother” për disa prej banorëve për shkak të thyerjes së disa rregullave gjatë javëve, ka sjellë biseda të shumta mes tyre, duke zbuluar edhe më shumë rreth përshtypjeve që kanë krijuar për secilin prej konkurrentëve, dhe raportin që kanë me ta.

Roza, Meri, Rike, Vesa, Heidi, Romeo, Meritoni dhe Gabriele, janë dërguar në një dhomë të quajtur kazermë deri në një njoftim të dytë nga “Big Brother”.

Pak pasi banorët nisën qëndrimin në ambientin e ri, duket se Ilnisën e ka marrë malli shpejt për Meritonin, dhe është afruar tek dritarja e dhomës për ta përshëndetur dhe për ta puthur.

“Hajde të puth këtu beb. Do iki të fle tani, jam me Bardhin.”– u shpreh Ilnisa.

“O zot i madh, o zot”– tha Romeo i habitur nga veprimi i dyshes.

Që prej fillimit të BBV dyshja janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin, ndërsa shpesh nuk kanë munguar as puthjet dhe përqafimet mes tyre.