TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga rrjeti i prostitucionit në Tiranë, ku tre të mitura shfrytëzoheshin kundrejt parave.

Tre vajzat e moshës 15, 16 dhe 17 vjeç kanë deklaruar në prani të psikologut se janë larguar me dëshirën e tyre nga banesat. Në pamundësi për të paguar hotelin ku qëndronin kanë deklaruar ato, janë ofruar për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.

Për shfrytëzimin e të miturave në pranga ranë Samuel Doku, Kastriot Kullaj, Fabjon Cangu dhe u shpall në kërkim një 22-vjeçar. Të rinjtë pasi kontaktonin me persona të tjerë, i adresonin ata për në hotelet ku akomodoheshin të miturat, në zonën e Larushkut, Fushë Krujës, dhe në Arameras. Vajzat ishin larguar nga banesa në qershor, shtator, tetor të vitit të kaluar dhe familjarët nuk kishin denoncuar largimin e tyre.