Ministri i Brendshëm Taulant Balla pas analizës vjetore të Drejtorisë Vendore të Policisë së Lezhës është pyetur në lidhje me fatin e Ervis Martinajt, i cili u zhduk në gusht të vitit 2022 dhe prej aso kohe, fati i tij mbetet mister.
Balla shprehet se kjo çështje është një gur peshe i rëndësishëm sa i përket llogaridhënies ndaj publikut, ndërsa bën me dije se shumë shpejt do të ketë një komunikim.
Pyetje: Në Kurbin, shumë ngjarje kanë qenë të lidhura edhe me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, por deri tani kemi pasur vetëm sekuestro pasurie. A keni ju një përgjigje për fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj?
Ministri Balla: Unë e kam thënë që kjo mbetet një gur peshe i rëndësishëm sa i përket llogaridhënies sonë ndaj publikut dhe ligjit. Besoj që nuk do të jetë e largët dita kur do të kemi edhe një komunikim së bashku për këtë çështje.