Pep Guardiola është zgjedhur trajneri i vitit 2023 në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “FIFA THE BEST”.
Trajneri i Manchester City-t ka fituar garën me Luciano Spalletti-n dhe Simone Inzaghi-n, ndërsa është zgjedhur si më i miri me 28 pikë. Ndërsa ka folur pas marrjes së çmimit, Guardiola u shpreh se e ndan këtë çmim me pronarët e Manchester City-t, Fearran Soriano dhe Txiki Begiristain që i kanë dhënë gjithmonë besim.
“Dua që ta ndajë këtë çmim me pronarët e klubit të Manchester City-t, Fearran Soriano dhe Txiki Begiristain, të cilët më kanë besuar që nga fillimi. Dua të falenderoj të gjithë stafin që punon me ne dhe si lojtarët e mi. Të jetosh me ta në vitet e fundit ka qenë një kënaqësi e vërtetë.”-u shpreh Guardiola.