“Kemi pasur 4-5 gradë rritje të temperaturave. Nga një javë e ftohtë dhe me diell do kemi një javë të ngrohtë dhe me reshje”, thotë Lajda Porja.

“Të martën dhe të mërkurën reshje të pakta të izoluara, fuqizim të reshjeve të enjten dhe të premte, ku do ketë rrebeshe në ulësirën perëndimore”. Për pasojë disa qytete mund të përballen me përmbytje kalimtare.

“Qytetet që do hasin disi problematikë, nuk flasim për përmbytje masive, do të jenë Shkodra, Lezha, Vlora, Gjirokastra, Saranda, Tepelena, Përmeti”. Fundjava do të sjellë dobësim të reshjeve në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa temperaturat do mbeten në vlera pozitive.

Burimi: Tv Klan