Ilir Meta, Kryetari i Partisë së Lirisë është parë ditën e sotme në ambientet e Spitalit Amerikan. Meta ka qenë i shoqëruar me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi. Sipas burimeve ende nuk dihen shkaqet që Meta ndodhet në spital. Kujtojmë se disa kohë më parë, ai është shprehur publikisht se i është nënshtruar disa kontrolleve shëndetsore dhe kanë qarkulluar lajme se ka pasur probleme kronike shëndetësore.