Për këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje por do të ketë ulje temperaturash.

Ndërsa sot temperatura minimale më e ulëta shënohet në Tropojë e Korçë me – 3 gradë Celcius, të dielën në këto qytete do të shënojë – 6 gradë. Tirana do të shënojë ulje me 2 gradë.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa hera-herës era relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 12-18m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë, njofton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Shikoni Hartën për të parë sa do të jenë temperaturat në qytetet tuaja.