Në mbledhjen e sotme të Asamblesë Parlamentare, deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Etilda Gjonaj, u zgjodh nënkryetare e parë e Komisionit për Barazinë dhe Mosdiskriminimin, të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Mandati i nënkryetares së parë, Gjonaj, lidhet me avancimin e çështjeve të barazisë gjinore dhe të të drejtave të njeriut.
Gjonaj vlerësoi se ky do të jetë një mandat bashkëpunues dhe me ndikim të qenësishëm në agjendën e barazisë gjinore dhe të drejtave të njeriut, bashkërenduar gjithashtu edhe me rolin e Raportueses së Përgjithshme kundër Dhunës ndaj Grave, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE).