Denis Mema, 31 vjeç, banues në Memaliaj, është arrestuar nga policia pasi ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie.
‘Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj arrestuan në flagrancë shtetasin D. M., 31 vjeç, banues në Memaliaj, pasi ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie.’- njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.