Në një përpjekje për të ulur shpenzimet, Google ka pushuar nga puna qindra punonjës nga disa departamente, duke përfshirë divizionin e inxhinierisë, divizionin e harduerit që prodhon telefonin Fitbit dhe Pixel, si dhe punonjës që punojnë nën Google Virtual Assistant, raportoi Bloomberg.
Shkurtimet vazhdojnë pasi kompanitë e mëdha si Google, Meta dhe Amazon pushuan nga puna mijëra punëtorë vitin e kaluar. Këtë fillim viti, më shumë kompani kanë njoftuar shkurtime të vendeve të punës.

Po ashtu, Amazon pushoi qindra punonjës nga studiot e saj MGM, Prime Video dhe shërbimi i transmetimit Tëitch. Këtë muaj, Xerox njoftoi planet për të reduktuar fuqinë punëtore me 15%, ndërsa Unity Softëare, një ofrues i softuerit të lojërave video, njoftoi planet për të shkurtuar 1,800 pozicione, ose 25% të forcës së saj punëtore. Që nga korriku 2022, CEO i Google, Sundar Pichai, e ka shtyrë korporatën të ngushtojë fokusin e saj dhe të ulë kostot ndërsa gjendja e ekonomisë botërore përkeqësohej.

Në janar 2023, Google bëri shkurtimet më të mëdha që firma ka bërë ndonjëherë, duke pushuar nga puna 12,000 punonjës, ose 6% të fuqisë së saj punëtore. Që atëherë, ndërsa korporata përqendrohet në temën në zgjerim të inteligjencës artificiale gjeneruese, skuadra e menaxhimit ka deklaruar se ata do të përpiqen të ulin në mënyrë dramatike kostot. Me 182,000 punëtorë që nga 30 shtatori, Google tha se pushimet nga puna ditën e djeshme ishin pjesë e një serie riorganizimesh të kryera në rrjedhën e rregullt të biznesit.

Sindikata e punonjësve të Google në X shkroi:

“Anëtarët dhe kolegët tanë punojnë me zell çdo ditë për të krijuar produkte të shkëlqyera për përdoruesit tanë. Është e papranueshme që kompania të vazhdojë të pushojë punonjësit ndërkohë që fiton miliarda çdo tremujor. Ne do të vazhdojmë të luftojmë derisa të sigurojmë punën tonë.”