Modelja e njohur Anisa Mukaj njihet për jetën luksoze që bën, udhëtimet në vendet e largëta dhe veshjet e shtrenjta. Në postimin e sotëm që ka ndarë për fansat, modelja zgjodhi të reklamonte fustanin saten nga një markë e njohur rrobash, me në fokus linjat trupore. Edhe pse jemi në sezonin e dimrit ajo nuk ngurron të tregojë format seksi edhe me bikini, këtë herë gjithashtu zgjodhi të shfaqej seksi nga plazhet e Dubait. Të shumtë ishin ata të cilët e komentuan dhe e pëlqyen modelen për format dhe pozat e ‘nxehta’.