Një masë e ftohtë polare do të pushtojnë Shqipërinë duke nisur nga dita e hënë. Temperaturat pritet të shkojnë në minus disa gradë, jo vetëm në Tiranë por dhe në qytete të tjera të vendit.

“Peshkopi, Bajram Curri, Erseka, Kukësi, Korça dhe këto që do të shënojnë nga -5, -6, -7… është situatë e paqëndrueshme, do të kemi lagështirë dhe do të ndihet ftohtë në Tiranë edhe pse 1 gradë, do ndihet ftohtë për shkak të lagështirës”, thotë meteorologia Lajda Porja.

E mërkura do të jetë dita më e ftohtë e javës, ndërkohë që era edhe pse jo e fortë, do të ndikojë në temperatura. “I ftohti do ndihet që sot në mbrëmje…dhe nga e marta deri në fundjave ne presim të kemi temperatura të ulëta. Dita më e ftohtë është e mërkura, do të shënojë -6, -7 gradë në disa qytete”, shprehet meteorologia. Fundjava do ketë po të njëjtat temperatura, sidomos në zonat turistike, reshjet e dëborës nuk do të mungojnë.

“Presim temperatura më të ulëta në zona të thella, pra në fshatra, qoftë në verilindje apo dhe në zonat juglindore. Reshjet e dëborës në fundjavë do të jenë prezente në gjithë zonën malore”, thotë Porja.

Kjo masë polare e të ftohtit do të qëndrojë