Pak ditë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” e pak ditë jashtë saj, Drini Zeqo analizoi lojën e disa konkurrentëve. I ftuar sot në “Big Brother Fan Club”, gazetari e cilësoi lojën e banorëve si “luftë për territor”.
“Ata janë duke bërë lojë. Do të nxjerrin arsenalet e tyre. Aty normal që do provojnë sepse është lojë”, u shpreh ai. Por, me kë nga konkurrentët krijoi më shumë afrimitet gjatë qëndrimit në shtëpi?
Me Sarën u afrova që në fillin. Kishim krevatet afër. Afër kisha edhe Merin, por ajo flinte herët.
Konkurrenti, me të cilin nuk do të kishte miqësi?
Gazi nuk do ishte miku im i ngushtë, sepse luan shumë me daljen nga shakaja, kalimi në seriozitet.
Cilët janë lojtarët më të fortë, sipas moderatorit?
Aty ka disa pole banorësh të fortë. Ata po përpiqen të krijojnë pole influence, force. Prandaj kjo javë ka qenë kaq e tensionuar, se ata janë përpjekur të rrinë pranë njëri-tjetrit dhe t’i nxjerrin të keqen njëri-tjetrit. Të fortët nuk janë domosdoshmërisht… lufta për të dalë në Prime, nuk do të thotë patjetër që janë ata më të fortët. Por, duken disa të fortë, Jul Deda për shembull, Romeo Veshaj po ashtu.
Cili nga banorët ka më shumë tendencë për të manipuluar?
Ilnisa për shembull është futur në rolin e manipulatores.
Banori që do të vazhdojë të mbështesë?
Thashë në fillim Sarën. Mendoj që edhe Elvisi ka nevojë për mbështetjen e publikut. Po ashtu, edhe për rastin e Ledjonës, që është përballur dhe me situatë sensitive.