Mëngjesin e sotëm Erjola dhe Ilnisa kanë biseduar së bashku teksa ecnin në oborr.
Ilnisa i ka treguar Erjolës se disa nga banorët këtu brenda nuk kanë reaguar mirë kur ajo hyri në fillim në shtëpi.
Ilnisa: Unë s’jam Ledjona dhe vjen këtu dhe thotë unë s’të njoh s’të kam parë ndonjëherë, ki kujdes nga ajo se është negative.
Erjola: Jo tha sikur si erdhi mirë diçka e tillë, sikur s’reagoi mirë që hyra unë.
Ilnisa: Për mua? Seriozisht…Sa e keqe, sa e keqe, sa e keqe. Po ato u prenë kur hyre ti, të tëra kush u afrua, u afrua ndonjë nga ata atje te banaku.
Erjola: Jo vetëm meshkujt.
Ilnisa: O zemra ato u prenë, u iku çehrja kur t’i hyre sa të poshtra, sa të poshtra. Ata u prenë të gjitha pa përjashtim. Të erdha, të mora atje, e pe dhe reagimin ndoshta ata kishin muhabetet e tyre edhe të personit që ishte dje këtu. Si ka mundësi, po ti ku e kishe gojën?
Erjola: Jo më tha tani nuk i ktheva se nuk ishte me mikrofon. Dëgjo unë pa kaluar ca ditë të mira këtu nuk ju kthej përgjigje, mund të bëj ndonjë replikë po derisa ta kuptoj.
Ilnisa: Si mund të kem unë marrëdhënie me atë tallesh ti. Tani ti mua më njeh.
Erjola: Jo thash mos ndoshta….
Ilnisa: Unë dje i kërkova një falje publike se në një moment i thash rrugaçe.
Erjola: E kuptoj del robi nga vetja.
Ilnisa: I thash kërkoj falje publike, por kjo nuk e bën vajzë shembullore. Kaq pikë mbaroi muhabeti.