Këtë të martë është nata e dytë e Big Brother VIP dhe pritet të futen disa banorë të rinj në shtëpi. Xing ka mësuar disa prej tyre dhe bëhet fjalë për koreografin e njohur, Albi Nako, emri i të cilit është përmendur shumë në portale kohët e fundit.

Një tjetër banor që pritet të hyjë është Olsi Bylyku, i cili me batutat e tij do i shtojë edhe më shumë gjallëri shtëpisë. Të tjerë emra janë këngëtari Endrik Beba, moderatorja Erjola Doci, ish-konkurrenti i Përputhen Fatjon Kuqari.