Diskutimet brenda shtëpisë së “BBV3” janë të pafundme. Në bisedën e zhvilluan ditën e sotme mes Eglës, Deas dhe Erjolës, ato dhanë opinionet e tyre rreth vajzave në shtëpi.
Dea: Vajzat këtë vit kanë shumë potencial
Egla: Shpresoj
Erjola: Do vijë dhe pika kur meshkujt do e kuptojnë këtë gjë se ka femra që kanë ardhur për tu lidhur, ka femra që kanë ardhur për të luajtur, ka dhe goca që kanë ardhur për të fjetur gjumë që nuk janë aktive
Erjola përshkroi secilën nga vajzat e shtëpisë, por pa përmendur emra. Ajo thekson gjithashtu se deri më tani ka qenë mjaft paqësore me banorët.
Ndonjëherë të jesh protagoniste është element i mirë, edhe thikë me dy presa sepse do shkaktosh xhelozi, sulme. Unë e kam pritur këtë gjë ama unë deri tani s’kam sulmuar njeri