Edhe pse refuzojnë që të miratojnë ndihmën ekonomike për njerëzit në nevojë, këshilltarët e Berishës dhe të Metës nuk hezitojnë që të shfaqin luksin e tyre.

Veshje, çanta dhe syze të firmave më të shtrenjta, aq sa një familje e thjeshtë në kryeqytet është kostoja e qirasë së banesës dhe e jetesës, për këshilltarët e opozitës është vetëm veshja e një dite të zakonshme.

Sikurse mund të shihni dhe nga fotot, çanta e këshilltareve të opozitës është Armani, ndërsa çizmet janë Monclair.

Nuk mungojnë as bluzat Versaçe apo syzet Vogue, të cilat janë elitare dhe vetëm për pjesën më të kamur të shoqërisë edhe për një vend të BE-së.

Teksa i sheh çdo ditë të politizojnë çdo kauzë, sot ekstremi i djathtë e i majtë u bënë bashkë të mos votoheshin vendimet e ndihmës ekonomike dhe bonuset e qerasë për të pastrehët, madje duke mos lënë as Kryetarin e Bashkisë të marrë fjalën e të arsyetojë vendimet.

Një nga vendimet që ata refuzuan të votojnë ishte dhe ai për miratimin e pagesës së qirasë sipas vlerës së tregut të lirë për familjet që preken nga rindërtimi në zonën e Kombinatit dhe ato të zonës së “5 Majit”.