Të gjithëve na ndodh të mendojmë diçka që është mëse e dukshme, por stepemi ta themi troç. Nëse dikush ka sallatë mes dhëmbëve, apo mban aromë të pakëndshme, gjejmë 1001 mënyra që t’ia themi me stil, pa e lënduar, por për 3 shenja horoskopi, filtri thjesht nuk ekziston.
Sipas astrologes Stina Garbis, këto tre shenja s’duan t’ia dinë fare dhe ta thonë në fytyrë opinionin e tyre.
Dashi
Dashi është nga ato shenja që s’kanë fare siklet të ta thonë hapur fare një përshtypje. Falë energjisë së tij si shenjë zjarr, Dashi i thotë me sinqeritet të plotë mendimet, ndjesitë dhe opinionet e tij.
Duke qenë se Dashi udhëhiqet nga Marsi, planeti i luftës, Dashi i thotë mendimet për të ndezur pak dramë, ose për të bërë një debat të zjarrtë, sepse asgjë nuk e ndalon. Ndërsa shenja të tjera mundohen të shmangin konfliktit, Dashi jo vetëm që i bën ballë, por edhe e nis.
Virgjëresha
Virgjëresha shquhet për sinqeritetin, ndonjëherë edhe të tepruar. Sipas Garbis: “Një Virgjëreshë do e thotë me zë të lartë atë që të gjithë po e mendojnë. Ajo do të të thotë se ke dalë pa krehur flokët, apo se tavolina jote në zyrë është lëmsh”. Kur e bën këtë, as s’i dridhet qerpiku fare.”
Si një shenjë toke, mjaft praktike, Virgjëresha i bie shkurt dhe s’e lodh mendjen ta zbukurojë mendimin. Shpesh, ajo shokon me sinqeritetin e saj dhe nuk do t’i japë fund opinioneve të sinqerta.
Shigjetari
Kur ke të bësh me një Shigjetar, thjesht s’e parashikon dot kurrë se ç’do thotë në minutën e ardhshme. Kjo shenjë mund të jetë më e vërtetë seç duhet.
Shigjetari thotë detaje nga jeta seksuale, sekrete familjare, por edhe mendime të pafiltruara dhe thjesht pa takt. Kjo shenjë ka dëshirë ta thotë direkt atë që mendon, pa i dhënë trurit një shans të dytë. Por, nga ana tjetër, Shigjetari është një shenjë shumë gallatë, ndaj në vend që njerëzit të mërziten, thjesht qeshin me lot nga të vërtetat brutale që kjo shenjë thotë.