Kiara Tito dhe Luiz Ejlli së shpejti do të bëhen prindër të një vajze. Dyshja u njohën, u dashuruan dhe u martuan në “Big Brother VIP”, ndërsa e vazhduan të bashkëjetonin së bashku pas daljes nga shtëpia.
Ndonëse ka kaluar një vit që nga romanca e tyre, dashuria dhe dedikimet që çifti i bëjnë njëri-tjetrit është po e njëjta. Së fundmi ka qenë Kiara ajo që ka ndarë me ndjekësit e saj një foto në krahët e Luizit, ndërsa krahas saj shkruan: “E sigurt në krahët e tu”.
Nuk ka kaluar shumë kohë dhe këngëtari shkodran i bëri një dedikim moderatores.“Krejt njeri tjetër jam kur i këndoj Kiarës”, tha ai në videon e postuar në InstaStory.