Pas katër orë ndalimi nga Agjencia e Inteligjencës së Sigurisë së Serbisë (BIA) është lënë i lirë avokati Çedomir Stojkoviç.
Stojkoviç në një postim në X shkruan se lirimi i tij nuk është si rezultat i vullnetit të autoriteteve serbe, por se e dinin se nëse do të arrestohej presioni nga ndërkombëtarët do të ishte i madh.
“Pasi u ndalova për katër orë nga anëtarët e Agjencisë së Sigurisë Informative të Serbisë, më liruan për lëvizje të lirë. Tani Aleksandër Vuçiç duhet të shpjegojë pse jam liruar unë, ndërsa për të njëjtën çështje u ndalua Nikolla Sanduloviç.
Lirimi im nuk është rezultat i vullnetit të autoriteteve. Unë u lirova sepse autoritetet ishin në dijeni se nëse do të më arrestonin edhe mua, presioni nga ndërkombëtarët do të ishte shumë i madh”, shkruan ai.
Avokati Stojkoviç shkruan se në shtetin e Aleksandër Vuçiçit ligjet zbatohen në mënyrë arbitrare.
“Unë bëra një gjë edhe më ‘keq’ se Nikolla – mbajta një fjalim edhe te varri ku ai vendosi lule”, shkruan ndër të tjera ai.
Megjithatë, Stojkoviç nuk përjashton mundësinë që mund të arrestohet pasi arrin në Beograd.