TIRANË-Sipas sondazheve të bëra nga “Barometri”, në Euronews Albania shumica e qytetarëve shqiptarë rreth 42.9 % kanë vlerësim pozitiv për punën e qeverisë dhe negativ (68.1 %) për punën e opozitës.

Ajo që vihet re në këto vlerësime është se ato përputhen me qasjet e tyre politike bazuar në mënyrën si kanë votuar në zgjedhjet e fundit parlamentare .

Për shembull: Ata që përbëjnë shumicën e atyre që vlerësojnë punën e qeverisë kanë votuar Partinë Socialiste në zgjedhje (79 % e atyre që kanë votuar partinë socialiste kanë vlerësim pozitiv për punën e qeverisë) dhe e kundërta 73% e atyre që kanë votuar opozitën kanë vlerësim negativ për punën e qeverisë.
Nga ana tjetër 85 % e atyre që kanë votuar Partinë Socialiste kanë vlerësim negativ për opozitën dhe 21 % e atyre që kanë votuar PD dhe aleatët kanë vlerësim pozitiv për opozitën.

Ajo që është interesante është fakti se 76 % e atyre që nuk e identifikojnë për kë kanë votuar vlerësojnë negativisht punën e opozitës.