Mbrëmë në Big Brother VIP kanë hyrë dy banorë të rinj. Bëhet fjalë për balerinin Graciano Tagani si dhe për prezantuesen e njohur, Erjola Doçi.
Për Gracianon kjo është hyrja e dytë në një format të tillë, ndonëse kësaj radhe VIP. “Jam gati të dalë e fundit”, ishte batuta e Erjolës në oborr përpara se të hynte në shtëpi.
Në klipin e saj hyrës, Erjola u shpreh se banorët më të fortë sipas saj janë Ilnisa dhe Juli.