Dy javë pasi Arben Ahmetaj zyrtarisht nuk është më as deputet kuvendi ka kërkuar edhe heqjen e pasaportës diplomatike që ai ka mbajtur. Njoftimi i është dërguar zyrtarisht ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila do të ndjekë procedurat, ku thuhet se ai nuk ka asnjë post.
Ish-zëvendëskryeministri prej korrikut të vitit të shkuar rezulton të jetë i larguar nga Shqipëria, pasi ndaj tij u ngritën 3 akuza për dosjen e incineratorëve. SPAK-u kërkoi nga kuvendi në atë kohë leje për ta arrestuar duke vepruar procedurat më pas në GJKKO. Por Arben Ahmetaj akuzoi për stisje të procedurave ndaj tij ndërsa u largua nga vendi për tu përfaqësuar me avokatë.
Për shkak të mungesës pa arsye gjashtë muaj më vonë parlamenti njoftoi komisionin qendror të zgjedhjeve për përfundim të mandatit të deputetit. Në vend të Ahmetajt nga radhët e PS në Kuvend u rikthye Plarent Ndreca.
SPAK ka nisur disa hetime për incineratorët duke arrestuar disa zyrtarë dhe ish ministrin Koka për Elbasanin dhe fierin. Procedimi vijon për Tiranën, ndërsa në një dosje më vete po hetohet mbi procedurat që kanë ndjekur zyrtarët e lartë të shtetit, ku deri më tani masë dhe akuzë është ngritur mbi Ahmetajn.